>
LETERSISHQIP
Odhise K. Grillo

Mollëkuqja E Fëmijërisë

Flij, me thoshte mëma në mesditë, o bir,
se gjumi fëmijët i rrit dhe i shëndosh,
Po une, si për inat, s’mbyllja dot sy,
pasi dëgjoja si këndonte përmbi pleh një kokosh.
Po unë s’i mbyllja dot sytë fare,
se ndiqja nga pas, me mëndje, një flutur…
Ajo më thërriste: “Eja me mua në arë!”
Dhe unë rendja pas krahëve të saj të bukur.
Po unë nuk i mbyllja dot të dy sytë,
Se dëgjoja si këndonte një gjinkallë,
për mua ajo bëhej një shok I dytë,
Për mua ajo ia thoshte si kitarë.
Po unë sytë nuk i mbyllja dot, S
e luaja me mollëkuqen e fëmijërisë,
ajo si në ëndërr më del edhe sot,
kur eci me tri këmbë, duke trokitur trak e trok!
Mbështetur te shkopi i pleqërisē.
Nga vellimi me poezi per vendlindjen, Vunoin