Odhise K. Grillo
Me Fal Moj Nënë
Kalldrëmeve të fshatit po barisja
Duke kërkuar poshtë e lartë fëmijërinë…
Ngjitesha me flatra edhe me flatra zbrisja,
Kalldrëmet seç ma nxitnin fantazinë.
Përpara meje veshur me të zeza
Nga koka gjer në këmbë, ecte një grua,
Me nënën time ngjiste si dy pjeshka,
Fytyra i zverdhte sikur të ishte ftua.
E ndiqja unë po ajo s’qëndronte,
Unë e thërrisja po ajo s’dëgjonte fare,
Ajo vraponte si në ëndrra, veç vraponte,
Gjersa u fut nëpër lëndinën plot varre.
Aty një rrasë varri seç u hap,
Si në baladën e Dhoqinës e të Kostandinit,
M’u duk se në qiell një vetëtimë bëri: Fap!
Dhe zemra m’u mbush vrer nga kupa e trishtimit.
Ndaj thirra fort, më fort se bubullima:
-O nënë mos u fut në varr, dhe rashë në gjunj,
Për ty kam shkruar njëqind libra,
Për ty në vargje lotët i kam derdhur lumë.
Ajo nuk m’u përgjigj edhe u zhduk,
U tret si t’ishte mjegull në luginë,
Në varr si Kostandini seç u fut,
Nga shpirti im shpërtheu një ulërimë.
Pse nuk ndalove, pse s’më the një fjalë,
Mos vallë o nënë unë ty të kam lënduar?
Se edhe e vdekur nëna di të falë,
Veç zemra e të birit mos jetë e trishtuar.
Më fal, nënokja ime aq e mirë,
Më fal, nënokja ime nusepashkë,
Dil prapë që nga varri, jam yt bir,
Ose më merr në gji të flemë të dy bashkë…
Të flemë siç flinim kur ninulla më këndoje,
Edhe me ne vinte flinte vetë Zoti ngahera,
Siç flinim kur përralla më tregoje,
Dhe dimri ikte maleve e vinte … pranvera.

21 Mars, 2000
Komente 0