>
LETERSISHQIP
Pajtim Memishaj

Gora

Atje ku malet prekin qiellin/
E te ngjan se ndodhesh mbi Olimp/
Ku mbeshtet koken e prehet Dielli/
Atje ndodhet vendi im.

Nga lindja ku blerojne madheshtore
te lartat bjeshke te Sharrit
e uji i ftohte qe mbushin vashat
buron nga zemra e malit.

Ku tretet vapa ne freski
ne mesin e korrikut
e hijerende shfaqet perballe
kreshte e Koretnikut.

Tek gjarperon i bardhi Drin
me zhurme nder labirinthe
atje ku syrin se ngop dot
parajsa romantike.

Ku grihen njerezit ne harmoni
me driten e mengjesit
e zgjohet dielli me pertim
nga kenga e kendezit.

Ku mblidhen njerezit, kuvendojne
tek ulen bashke ne sofer
e gjthcka kane ne sy ta thone
te ftojne edhe pa te njohur.

Gorane e bukur-meshteken e bardhe
mes lulesh vallen hedh
kush te pa ty e nuk tha
-Per zanat eshte ky vend?!