>
LETERSISHQIP
Pajtim Memishaj

Kjo Dhome Pa Ty

Ne kete dhome te vogel gjysme te erret
Te heshtura flene kujtimet qe ti le
Ne dritare akoma vazoja jote
Ne mur i varur portreti yt qesh.

Brenda komedines ka mbetur i hapur
Ditari yt i paplotesuar
I hapur dhe albumi me fotografi
Lumturine e dikurshme ka stampuar

Ate ngjyre qe ti pelqeje
Po ate ngjyre edhe sot ka muri
Ne raft stivosur ca romane
Prane krevatit dremit abazhuri.

Si atehere ne dhome i njejti sfond
Te njejtat ngjyra, e njejta forme
Ne korridor prehen shapkat e tua
Dhe shalli i kuq ne gardeorobe.

Ja brenda kesaj dhome te vogel
Kujtimet e tua flene me orendite
Te futem ne dhome kur ti nuk je brenda
Druhem mos i zgjoj, prej tyre kam frike.

Ka mbetur pa ty kjo dhomez e shkrete
Mbreteron kudo arome zbrazetie
Dhe hapja e deres tingellon vajtueshem
Si tingujt e larget te nje violine.