>
LETERSISHQIP

Lisat Ne Park

Te trishtuar, te vjeter, lekuretrashe
Te detyruar te heshtin gjithe jeten
Keta lisa te vjeter ne park
Si per tu mbajtur kane kryqezuar deget.

Ndersa vitet bejne te tyren
Vijne ngadale por shpejt kalojne
Keta lisa dremisin te lodhur nga vitet
Si te moshuar te dale ne pension.

Te menduar rikujtojne gjate jetes
Se c'kane degjuar e pare
Sa cifte jane njohur nen hijen e tyre
E sa te tjere mes lotesh te ndare.

Te trishtuar, te vjeter, lekurthare
Prane njeri-tjetrit kaluan jeten
Keta lisa te vjeter ne park
Per tu perqafuar kane kryqezuar deget.

DËRGOI: