>
LETERSISHQIP
Pajtim Memishaj

Kanuni

U mblodhen ca pleq te urte dikur/
qe atehere kaluan vite/
i moren fjalet, i farketuan
e me to hartuan ca ligje.

Ne Dukagjin ato buruan/
nder malsore shpejt u perhapen/
me emrin "kanun" u pagezuan/
emrin e Lekes si mbiemer paten.

Atehere kur lindi kanuni/
u peshua mire me kandar/
ligjet e peshores si perfilli/
qe linden vone ne kohen tone.

Edhe pse linden ligje te reja/
e u hartuan kushtetuta/
akoma "kanun" kercasin dhembet/
prej frengjive te kullave te gurta.

"Ngujim, hakmarrje"-bertet malsori/
kjo eshte kenge malesh, eshte refren/
me moton "gjaku me gjak lahet"/
bisha gjahun e saj ndjell.

Si perendi eshte per malsoret/
me perkushtim e ruajne si shenjte/
kush mund ti bind valle: Anton Ceta/
apo grushti yt Migjen?!