Perikli Shuli
Enigma Ime!
Enigma ime gozhduar qarkut të kujtesës,
në kalendarin me ditë të kuqe, 361,
rrugëve, këmbojnë gjahtarë me lishenc,
përbindësha, me vulë, çekiç e shpirt të zi!
lakmitarë fronesh, ziliqarë gradash,
tregëtarë detesh e pronarë kafenesh,
lumenjve të përvuajtur, po i qajnë hallet,
tokat në bregdet edhe mund ti blesh!
Ekraneve pulsojnë "të lehura qensh"
Një këngë labe na "prishi kohën"
Rusët godasin, si të lojtur mendësh,
"kafkat e tokës" të kapin dorën!
Shatërvanët presin vizitorë pa uniformë,
smogu rëndon kraharorit djersitur,
shpina të kërrusura nga "moti keq"
gjunjë që dridhen, njerëz të rraskapitur!
Trandafila çelin në barçen e vogël,
platacionet... zhuritur nga babëzia,
thatësirë fjalësh, lëkundeje yjesh
edhe buzëmbrëmjeve, qyteteve të mia!
Një tavolinë me katër karrige,
rrotullojnë rreth smogut paditurinë,
vallëzojnë mjergullnajash uqërit,
kafshatën e parë të kapërdijnë.
Karta elektronike, pulsojnë blerjen e fundit,
për puro Kubane, trefletësh e kokainë
të qeshurat memece marrrin rrugën,
se falen në zotë, dhe betohen për perëndinë!
Xhelozojnë kalat e qajnë bedenat,
topa që flenë, sahate të ndaluar,
Indentiteti kapërcyer kufijsh,
mjergunajë mendimesh, kohë e trazuar.
Deri në tehun e shpatës shkon dilema
të çmendur, si "hakmarrje për drejtësi"
për gardhin, parkimin, vrasim ngahera,
përbaltim identitetin dhe Burrërinë!
Përlotje, për takimin e fundit,
ndarje konceptesh në tavolinë,
kapërdisur enigmash të fortësh,
Për të dashurën... mos ma luaj synë!
Sytë fiksojnë në blic, puthjen e fundit,
Imazh përçmues në qerpikun e përlotur,
skena pa spektatorë lundrojnë fjalësh,
rrokullisje zemrash në ajër të ndotur.
Kuturu zërash të gjinkallosura,
shajnë e lovdojnë " lartmadhninë"
aty ku Gradaçelat puthin qiellin
kuvendojnë edhe për të ardhmen, dhe demokracinë!
Erëra të nxehta, stuhi e breshër,
moti në luftë, në luftë dhe ne,
shtrëngoni duart, dashuroni jetën,
mbase, një mijë fjalë do thonë dhe për ne!
në kalendarin me ditë të kuqe, 361,
rrugëve, këmbojnë gjahtarë me lishenc,
përbindësha, me vulë, çekiç e shpirt të zi!
lakmitarë fronesh, ziliqarë gradash,
tregëtarë detesh e pronarë kafenesh,
lumenjve të përvuajtur, po i qajnë hallet,
tokat në bregdet edhe mund ti blesh!
Ekraneve pulsojnë "të lehura qensh"
Një këngë labe na "prishi kohën"
Rusët godasin, si të lojtur mendësh,
"kafkat e tokës" të kapin dorën!
Shatërvanët presin vizitorë pa uniformë,
smogu rëndon kraharorit djersitur,
shpina të kërrusura nga "moti keq"
gjunjë që dridhen, njerëz të rraskapitur!
Trandafila çelin në barçen e vogël,
platacionet... zhuritur nga babëzia,
thatësirë fjalësh, lëkundeje yjesh
edhe buzëmbrëmjeve, qyteteve të mia!
Një tavolinë me katër karrige,
rrotullojnë rreth smogut paditurinë,
vallëzojnë mjergullnajash uqërit,
kafshatën e parë të kapërdijnë.
Karta elektronike, pulsojnë blerjen e fundit,
për puro Kubane, trefletësh e kokainë
të qeshurat memece marrrin rrugën,
se falen në zotë, dhe betohen për perëndinë!
Xhelozojnë kalat e qajnë bedenat,
topa që flenë, sahate të ndaluar,
Indentiteti kapërcyer kufijsh,
mjergunajë mendimesh, kohë e trazuar.
Deri në tehun e shpatës shkon dilema
të çmendur, si "hakmarrje për drejtësi"
për gardhin, parkimin, vrasim ngahera,
përbaltim identitetin dhe Burrërinë!
Përlotje, për takimin e fundit,
ndarje konceptesh në tavolinë,
kapërdisur enigmash të fortësh,
Për të dashurën... mos ma luaj synë!
Sytë fiksojnë në blic, puthjen e fundit,
Imazh përçmues në qerpikun e përlotur,
skena pa spektatorë lundrojnë fjalësh,
rrokullisje zemrash në ajër të ndotur.
Kuturu zërash të gjinkallosura,
shajnë e lovdojnë " lartmadhninë"
aty ku Gradaçelat puthin qiellin
kuvendojnë edhe për të ardhmen, dhe demokracinë!
Erëra të nxehta, stuhi e breshër,
moti në luftë, në luftë dhe ne,
shtrëngoni duart, dashuroni jetën,
mbase, një mijë fjalë do thonë dhe për ne!