>
LETERSISHQIP
Perikli Shuli

Po Pse....?

Lundrova këto ditë qiejve në reshje Raketash,
mes errësirës së natës,
mbi dallgët e detit,
mbi maja malesh me dëborë,
në lumenjë të fryrë nga ujra që vinë vrullshëm nga malet.

Eca në autostrada, hekurudha, porte dhe aeroporte, të prek ëndrrën që ngrita në ditën kur nuk ëndërroja.

Dhe në bulevardin me dy dalje,
në sheshin monumental
në "pallatin e ëndërrave"
podiumeve, kuvendëve pa
auditorë,
të mbrrij në kujtesën e harruar, nga rrethi pa kujtes.

Kudo pash "katrorë" me një të panjohur, lotë, derte me oi,
zëra që vinin nga thellësia e errësirës, me thirrje pafajsie!

Pash lëndina me bar të ngrirë,
portrete të dylluara,
buzëqeshje faciale,
gëdhendur me dalta plastike.

Diku largë një shtrëngim duarsh,
dhe nënbuzë, mërmëritje,
"vetë shëndosh" sikur thonë!
Po pse...kush vdiq?

Joooo, ka akoma të gjallë,
dhe për këta ka një fondë për "katastrofat".
Tiranë 2023