Perikli Shuli
Si Për Çudi!
Sa fjalë e dëshira mbetën stepave
në memorjen e plagosur!
Koha nxjerr thinjat mbi krye,
rezervohen shkronjat e tastjerës,
pikëpytjet ndihen si në mëkat.
Tabloja e xhelozisë, smirës
është qelbëzuar deri në gangrerizim,
troket dhe bëhet zot i së ”vërtetës!"
Inate, mërira të kalbëzuara,
u ndryshkën kujtesës të pashfletuara!
E kështu presin udhëkryqeve
në mjegullnajën e fatit të shkruar!
Një tjetër panoramë çeli horizontit,
optika e lirisë, barazisë, duarkryq rënkojnë!
Dënesa shurdhohet,
Struket në (gunën përmbi gunë)
e pangopur e lodhur e djersitur
dhe e gjakosur, shpesh,
Kurse ata gërthasin,
ngjirur zëri podiumeve,
platformave të liçensuara,
"për atë që u ndjen shpirti".
Djajtë nuhasin aromë femërore,
kur zbret shkallët me shallin e mëndafshtë.
Si për çudi,
gara bërë si në minutat shtesë
të një ndeshjeje futbolli.
Ja... ikën dhe ata,
mëkatarët, me Jahtin e fundit,
në "përlotje" rezervojnë
një rezidencë larg zhurmave njerëzore.
Muzikalitet i shurdhët në oda!
Dritareve dy duar të rrudhura,
sikur buzëqeshin duke pritur...
Presin të lindë dielli dhe, bashkë me të,
të rikthehet dashuria e shpirtit fëminor.
në memorjen e plagosur!
Koha nxjerr thinjat mbi krye,
rezervohen shkronjat e tastjerës,
pikëpytjet ndihen si në mëkat.
Tabloja e xhelozisë, smirës
është qelbëzuar deri në gangrerizim,
troket dhe bëhet zot i së ”vërtetës!"
Inate, mërira të kalbëzuara,
u ndryshkën kujtesës të pashfletuara!
E kështu presin udhëkryqeve
në mjegullnajën e fatit të shkruar!
Një tjetër panoramë çeli horizontit,
optika e lirisë, barazisë, duarkryq rënkojnë!
Dënesa shurdhohet,
Struket në (gunën përmbi gunë)
e pangopur e lodhur e djersitur
dhe e gjakosur, shpesh,
Kurse ata gërthasin,
ngjirur zëri podiumeve,
platformave të liçensuara,
"për atë që u ndjen shpirti".
Djajtë nuhasin aromë femërore,
kur zbret shkallët me shallin e mëndafshtë.
Si për çudi,
gara bërë si në minutat shtesë
të një ndeshjeje futbolli.
Ja... ikën dhe ata,
mëkatarët, me Jahtin e fundit,
në "përlotje" rezervojnë
një rezidencë larg zhurmave njerëzore.
Muzikalitet i shurdhët në oda!
Dritareve dy duar të rrudhura,
sikur buzëqeshin duke pritur...
Presin të lindë dielli dhe, bashkë me të,
të rikthehet dashuria e shpirtit fëminor.
Një poezi protest.
Tiranë, më 22 janar 2025!
Tiranë, më 22 janar 2025!