>
LETERSISHQIP
Perikli Shuli

Heshtje Murale!

E presin në heshtje "murale"
kalimtarin gjysmë të vetmuar,
agonia, mpleksur në shpirt
trazuar hijesh nga koha e kaluar.

Luvri ngritur me shkarpa të thata
përjeton kohë dimëri me ngric,
shartesa fosilesh të zëna përdore,
përpëliten në trekëndëshin e vetmisë!

Këngërim manekinësh në festën "vetmi",
donin të mbillnin si dikur një rrënjë ulliri...
por monumenti një "patrioti" në krah të tij,
duket i akulltë i ftohtë, stinë dimri.

Rreshtohen para teje ushtarë memecë,
në rreth-rrotullim humbasin drejtimin,
toka rrotullohet rreth vetes,
por rreth diellit bën ndryshimin.

Dhe"dielli"u dogj e ushua një "yll"
ndoshta kjo është punë universi?
Heshtje pllakosur, një derë u mbyll,
kalorës pa kuaj, freni në dorë mbeti!
Tiranë, 25 Tetor 2023