>
LETERSISHQIP
Perikli Shuli

Reflektim!

Mos i fajso agimet mëngjezore,
as diellin rreze artë mos e fajso
ç'do gjë erdhi nga ti inatëçore,
si një shkreptimë që bie kudo!

As perëndimin me ngjyra ylberi,
drita zbehet e nata ëndërrat çel,
të gjitha kujtimet kontrastoi
një yll nuk shuhet me njëherë!

Mbushe ditën dhe zemrën plot
dhe loti të mos rrëshkas mbi faqe,
Lere diellin të ledhatojë lehët
të bukrin sy, dhe buzën tënde manushaqe.

Heshtja tregon një botë të tërë
Si hartë memece të bën provim
kapërce në këmbë ca male e dete
ndoshta, do të gjesh reflektim!

Brazdën e hapur dhe mund ta mbjellësh,
ku të lulëzojë një bimë e re,
por para ke vjeshtë dhe dimër
ngricë, furtunë, stuhi dhe re.

Tiranë. 2023!