>
LETERSISHQIP

Bej Te Kap

Nepёr valё rreshqet si ngjalё,
Bёj tё kap e s’tё kap dot
Herё flatron si pulёbardhё
Herё ndan gjolit qesh e lot.

Hiresh trandafili digjet
Çel nё buzё e çel nё sy,
Ky trandafil vesёpikuar
Sikur mё thotё s’jam pёr ty.

Herё nё ёndёrr mё fanitesh
Veshur me dritё e ylbere,
Herё mё rrёmben dёshpёrimi
Mё vёrtit nё rrathё skёterre.

Bёj tё kap rrёshqet si hёnё
Si mirazh mes kaltёrimit,
Dil nga nata, dil nga ёndrra
Shkundi pemёt e trishtimit.

Nata shtrin flatrat e zeza
Tejpёrtej pёrmbi liqen,
Ah, moj natё hapmi dritaret
Dil me ndrij, moj fytyrёhёnё.