>
LETERSISHQIP

Fli Ne Preherin Tim Kesaj Nate

Eja, eja sonte hёnё e truar,
Rri pranё meje, pёr asgjё mos pyet,
Ik pastaj haplehtё, pa kuptuar
Porsi ёndёrr qё mjegulla tret.

Vurmi buzёt lehtё pёrmbi zemёr
Si mullagё mё shёro, mё flladit,
Se ku dihet fati kthetrahekurt,
Porsi bisha pёrgjon nё njё pritё.

Se nё kryq sa herё unё u ngjita
Plagё gozhdёsh kam nё gjymtyrё,
O sa Judёr pёrreth mё vёrtiten
Puthjen damkё tё mё vёnё nё fytyrё.

Unё nuk luaj kursesi simpatikun
As nuk shtirem se jam mёnçurak,
Dua zemrёn pranё zemrёs tё rrahi,
Dua buzёn me buzё ta pёrflak.

Nuk mё trёmb hij’ e natёs kur bie,
Qё fsheh thikёn si njё vagabond
Vurmi duart mbi supet e mia,
Le tё digjen qytetet nё sfond.

Le tё bёhet shkrumb botё e tёrё,
Le t’i digjen mushkritё si kaminё,
Dhe nga hiri sёrish ne do lindim
Dashuror e tё bukur njerinё.

Fli nё prehёrin tim kёsaj nate,
Se prapё nesёr do gdhij pelegrin,
Kur çel dielli qerpikun si flatёr
Do mё gjejё me trastёn mbi shpinё.

Fli nё prehёrin tim kёsaj nate
Vure kokёn mbi zemёr si zonjё,
Hyr nё ёndёrr e dil kur tё duash
Madhёshtore, syqeshur, lastonjё.

Kush e di, nёpёr rrugё mёrgatash
Udhёt tona tё bashkohen sёrish
Ku demonё tё dalldisur vёrtiten
Don Kishotёr mbi kalё marrёzisht.