>
LETERSISHQIP

Seç Kam Nje Brenge

Seç kam njё brengё, kam njё brengё
Popo ç’ grushton, kafshon e dhёmb.
Herё m’i dredh kёmbёt nёpёr valle
Herё mё rёndon plumb mbi qepallё.

Seç kam njё mall e ç’kam njё brengё
Vjeshta ma bёn flokun t’ argjendё.
Vjeshta ç’ pikon trishtim nё sy
Herё lot shkёlqen dhe herё inxhi.

Seç kam njё brengё, kam njё brengё
Pёlhurё Penellope mёrgimi end.
Nis qё ta them, po s’e them dot
Gjёmojnё e tranden male me sqotё.

Gjёmojnё stuhishёm dete shtёrngate,
Rrugёt humbasin e mbyten fatet.
Seç kam njё brengё, kam njё brengё,
S’mjafton gjithё deti pёlhurё ta end.

As qielli kartё s’mjafton ta them
Gjёmo, sketerrё o det me gjemё
Qiell shkretan gjёmo dhe ty,
Ftomani zemrёn nё gosti

Ah, mos mё harroni dhe atё,
Qё gaz e helm mё fal gjithnjё.
Ah, po ta pi gjithё detin vallё,
Soset kjo brengё edhe ky mall?