>
LETERSISHQIP

Mos Ma Vrani Endrren

Mos ma vra ёndrrёn, mos ma braktis
Jam dashnori kandidat i vetmisё,
Shoh drita atje tej, bota feston
Dhe unё i vetёm endem natёn vonё,

Shiu mё lag e drita mё spёrkat
Nё njё qytet tё huaj endem fillikat.
Pi sytё e tu nё njё gotё me verё,
Pёr ty do pija detin pa poterё,

E theva brengёn nё njё mijё copё,
Por grimcat mё gryejnё gjer nё kockё.
Njё gotё me verё e pi e njё me lotё
As zoti nuk m’u gjend nё kёtё botё.

Tё gjithё dhunshёm ma vrasin ёndrrёn
Shigjetёpёrflakur ma shёnojnё zemrёn.
Mos ma vra ёndrrёn, mos ma braktis
Fenerin e shpresёs e dashur ma ndiz.