>
LETERSISHQIP
Premton Kryeziu

Armiku Gjithmonë Ndikon

Një erë valëzon,
Vallë, nga po buron?!
Lëshon disa tinguj të çuditshëm,
Është si një njeri i britshëm.

Bën lëvizje më afrohet,
Veshi im po sundohet,
Ky vesh i mjerë si po përballon?!
Përse ajo erë veshin tim dëshiron?!

Ajri diçka po më kërkon,
Atij ndihmë me i dhënë,
Më thotë: eja e më shpëto,
Si shpërblim: do hyjë pastaj i pastër në hundën tënde, më beso.

I përgjigjem me pyetje,
Çfarë të bëjë, nuk kam ide,
E fillon më bën një kthyerje,
Pse unë të vuajë nga të goditurat e erës, pse?!

Më thotë: ky qe se armiku im,
Unë i mjeri nuk po kam durim,
E i them: tani po vuri një pikë,
Fatkeqësisht, çdokush paska një armik!