>
LETERSISHQIP
Roni Kacorri

Ike Me Vjeshten Diku Larg

Me doje prane ti ate nate.
Dhe une vrapova si nje i krisur.
Ne krahet e mi fort te pushtova.
Por s'dija gje c'kishe kurdisur.

Me lot ne sy me the "harrome".
Zemra m'u drodh, papritur heshta.
Ne shpirt sec ndjeva nje arome.
Arome te brisht, me vjesht se vjeshta.

Me puthe lehte ashtu mes lotesh
Ne perqafim me urove fat.
Dhe ne fraksion te nje sekondi.
M'u shemb gjithe bota ate nate.

I kthyem shpinen njeri tjetrit.
Cdo hap na conte sa me larg.
Pemet mbi koke sec feshferinin.
Dhe une lundroja mbi nje varg.

Te kujtoj shpesh, cdo dite qe iken.
Dhe vjeshta iken domosdo.
Shirat e saj i mbyten gjethet.
Dhe shpirtin tim aty nder to.

Ererat e vjeshtes te cuan larg.
Se di ku je, a cben pa mua.
Me ktheve pas gjithcka te dhashe.
Te desha shume, nuk ti dhashe hua.