>
LETERSISHQIP
Roni Kacorri

Vetmi E Akullt

Serioz ky dimer, ket nate te erret.
I ftohti me beri te te sjell nder mend.
Avujt e ngrohte te frymes sime.
Kudo sillen rrotull, kerkojne trupin tend.

Sonte se di, pse s'me erdhe, atje!
Ndoshta nuk munde, apo kishe ftohte?
Veshtroj nga dritarja, gjithe rrugen e akullt.
Dhe gishtat mberthyer diku tek nje gote.

Sonte vec heshtja me shoqeron gjithandej.
Kjo nate po me vret, kudo vec qetesi.
Mungesen tende, sa shume qe e ndjej.
Vetmia e akullt, me beri te pi.

Dhe si pa kuptuar, shoh eshte mesnate.
Dhe koken leshoj, lehtesisht mbi pellembe.
Asgje spipetin*  tej ne rrugen e gjate.
Dhe heshtja prane meje, vazhdon rri ne kembe.

Serioz ky dimer, ket nate te erret.
I ftohte i bere akull po bie ne gjume.
Pa fjale e pa zhurme, i dorezohem vetmise.
Neser te premtoj, do te te dua me shume.