>
LETERSISHQIP

Të Vetin Portret

Një tjetër vit ç’prangos jetës
e thellësisë së dimrit rrokulliset greminës tatëpjetë,
brenda meje ngrohtësinë jetime mbështjell petkave të kujtimeve
me grimca lumturie qëndisur.

Toka nuk i bindet drithmës së fundit
e rrëmon mbamëndjeve,
mbivendosen dhimbjet…
Stuhitë shkundin këtë planet trillesh e pamëshirë e zhveshin përditë nga gjithcka njerëzore,
teksa shpirti thërret në amshim

Rrethimit ku kyçur na mban egoizmi, fjalët asgjë s’ kundërmojnë
pena s’ka bojë të nisë e të shkruajë letërporosinë,
Kaimët, s’përqafojnë…

Fragmente imazhesh përpiqem të shpërfaq kujtesës shpërbërë tërësisht
humnerës humbëtirë,
në një tjetër vit rrokullisur…

Unaza e flaktë rreth siluetës së hënës shfaqet qiejve të vendit tim,
fatin kundër rrënojave fshehur buzëqeshje të thyera pa mëshirë.

Në breg ëndrra pret me një hir dehës, prej boshit ç’burgosur,
gati të kalërojë një vit tjetër,
të kapërcejë skajet më të frikshme
brazda të thella buzësh që kafshojnë e sy që çjerrin…
pa u lodhur, mirësinë e shpirtit të lëvrojë mbi të vetin portret.