>
LETERSISHQIP
Sabit Rrustemi

Poezinë Që Nuk E Lexove Mbrëmë

Me një të prekur gishti eterit të paanë më iku...
shenjave kah ishe fshehur ti

E skuqur fjalësh e drojtur sa s' ka
në do ta pranoje do ta pëlqeje a përqafoje
tërë natën e lume
nën cepin e epërm të një dritareje priti

Dhe syri yt
ah, ai sy i përmallshëm i rënë në gjumë
nuk ndriti deri në mëngjes

Nuk di në ç' ëndrra re
aq gjatë kush të robëroi
që s'e ngrite dorën tënde të bardhë
atë bardhoshe të butë
për ta marrë në gji zemrën time pa fjalë

Ajo e vetme
nën ngrica stine qëndroi e qëndroi
derisa erdhi dita tjetër
dhe syri yt vezullues më në fund e pa