>
LETERSISHQIP
Sabrie Selimaj

Eja

Eja`t`shkëmbejmë dy llafe,
Pse jo` dhe ndonjë levdat''
Të pimë shtuar një kafe,
Pa mllefe, pa inat …

Të flasim, shtruar, shtruar,
Sa të largoj hapat nata,
Mëngjesi t`na gjejë zgjuar
Në të mbaruar kafja,

Shpirtit si shpëtojmë dot!
As dëshrës brenda tij''
Gjithçka do ishte e kot,
Po mbajte më mëri,

Të flasin pa dorashka’
Je kokë ''mushkë'' e pikë!
Kur të na qaset vdekja,
Largohen, vet mëritë…

Një kafe të zezë farmak
Të ëmbel e bën muhabeti
Kjo jetë është ''çakmak ''
Shpirtin kujt s`ja ndezi ...

Unë e bëra timën...
Ti vazhdo udhtimim,
Vjeshtën`do lëm pasë`
Përpara... kemi dimërin!