Sabrie Selimaj
Të Hesht Apo Të Flas!?
Të heshtësh apo të flasësh,
në këtë botë cipë plasur
në gjithë këtë rromuj fjalësh
të ikësh e më mos t`ndalësh.
Sy më sy shikojmë prapsit,
rrudhin supet, presim stuhitë
nga po vemi, në të madhin Zot '
llava dhimbje, s`shuhet me lotë.
Bela zeza përherë këmb-kryq`
drekë e darkë, pilaf me mish
shpresa varur në udhëkryq,
egzistenca në pikën finish
Ca venë majtas e ca djathtas
ca në shpresën, varin trastat,
ca rënkojnë ca qajnë me dënes
hall mbi hall e gjithë kjo jetë...
Vargjet shkruar flasin pa zë,
sytë e verbër s`lexojnë më,
veshi i shurdhër mbyll kapakun
hallet dertet marrin vrapin ...
Mallkoj djepin që më tundi,
gjykoj nënën që n`jetë m`pruri
pa drejtësit ndrydhin lirinë
shpresa e vetme, në Perëndinë.
Vargun shkruar mos e gjykoni!
të vërtetën, dot se lakoni
raliteti ujvarë, nga bjeshka,
vargje shkruajta`dot nuk heshta?
në këtë botë cipë plasur
në gjithë këtë rromuj fjalësh
të ikësh e më mos t`ndalësh.
Sy më sy shikojmë prapsit,
rrudhin supet, presim stuhitë
nga po vemi, në të madhin Zot '
llava dhimbje, s`shuhet me lotë.
Bela zeza përherë këmb-kryq`
drekë e darkë, pilaf me mish
shpresa varur në udhëkryq,
egzistenca në pikën finish
Ca venë majtas e ca djathtas
ca në shpresën, varin trastat,
ca rënkojnë ca qajnë me dënes
hall mbi hall e gjithë kjo jetë...
Vargjet shkruar flasin pa zë,
sytë e verbër s`lexojnë më,
veshi i shurdhër mbyll kapakun
hallet dertet marrin vrapin ...
Mallkoj djepin që më tundi,
gjykoj nënën që n`jetë m`pruri
pa drejtësit ndrydhin lirinë
shpresa e vetme, në Perëndinë.
Vargun shkruar mos e gjykoni!
të vërtetën, dot se lakoni
raliteti ujvarë, nga bjeshka,
vargje shkruajta`dot nuk heshta?
Komente 0