>
LETERSISHQIP

Dy Ëndrra

Më erdhën mbrëmë
Nëna që më lindi
Atdheu
Që më dha emër
Përulem
Deri në dhimbje
Po sonte
I mungon sofrës sime
Edhe ti Fjalë
Dy qirinj do t’i la
Ndezur
Dy gota lë të puthën
Në largësinë e pafund
Kjo pandemi
Lumenjtë I ka ndarë
Buzët me stërkala deti
Dy dëshira
Dy gota mbushur
Do t’i derdh mbi tavernë
E dehur
Do të fle mbi vargje