>
LETERSISHQIP

Një Trëndafil

E kam ujitur çdo natë
Me lot e syve të mi
Ta kam ruajtur
Mbështjell me vargje
Në fund të arkës
Si kujtim
Një trëndafil
Ka rritur gjethet
Pret pranverën
Në përqafim
Ka ngyrën e atdheut
Ëndrrat e netëve me erë!