>
LETERSISHQIP

Ma Kthe Buzëqeshjen

Netët i kalova ngrysur mbi mall
Mbi këtë qiell flamur e leckosur
Mbi fjalën time vinte një zë
Ëndërr e bukur shkronjë e plagosur

Sikur një flutur endur nder degë
Ma kthe buzëqeshjen vrarë nëpër stinë
Buzëmbrëmjes ikja nga vetja ime
Strukur vetmuar mbi varg në kthinë

Ma kthe buzëqeshjen t’i falë harrimet
Të shtrhem sonte si shkronjë mbi fjalë
Sikur pranverën muzë për poezi
Sonte mes erëash si gacë në strall

Ma kthe buzëqeshjen vrarë nëpër stinë
Si një ushtar kur kthehet nga beteja
I do sytë e vashës mbushur me lot
Për një cope diell në agime të reja

Ma fal sonte buzëqeshjen…