>
LETERSISHQIP
Sadete Zhitia

E Ndjek

Hutueshëm hedh hapin pishë pas pishe
nën rrezet e rralla të meditimit,
megjithëse gjunjët i dridhen
Tek ecën drejt atij takimi
të ndarjes a të bashkimit
Çmendurinë pas hijes së tij
ia ushqen koha me trëndafila malli
...Oh, sa trishtuese shpresa e saj,
vetullat hark i rëndojnë nga pritja
Me vitet shtresuar rrudhave në ballë
tymin pështjellues tret ndjenja e saj
tek shfaqet drithëruese në oborr
Tronditja ia mbulon fytyrën
e shndërrohet në një hije
mbështjell rreth qafës së tij
E firon fryma pa mëshirë
Ndarja e trishtë në hap të parë
sërish le pas hije të vrarë
s’ka më dritë në sytë e saj
Një të dytë takim s’do të ketë
po ajo e ndjek
gjallë a vdekur.