Sadete Zhitia
Një Këngë
Ka kohë që e dëgjoj një këngë,
një zë që më merr e më çon larg
ku lulëzon dashuria për liri.
Më dalin përpara
vajza me flokët valë-valë,
derdhur mbi supet si ujëvarë,
me këngën që nusëronin në llogore.
E më vijnë në kujtesë djemtë syqeshur
me ballin vijëzuar si sheshe mejdani,
tek linin nga një lule për të dashurat
dhe i faleshin vatanit.
sa e bukur ajo këngë!
E shoh një grua, një fëmijë që qan
ca rroba nusërie e një kostum dhëndri,
pa u veshur kurrë, pranë e pranë...
Ah, sa e dhimbshme kjo këngë!
Një lot përvëlues prek buzën e tharë,
një nënë me duar lidhur rri te një varr,
këngë që m’u bë vaj.
Të tjera vajza e djem të tjerë syqeshur
rendin e s’ndalen,
e bëjnë këngë dhimbjen dhe mallin.
një zë që më merr e më çon larg
ku lulëzon dashuria për liri.
Më dalin përpara
vajza me flokët valë-valë,
derdhur mbi supet si ujëvarë,
me këngën që nusëronin në llogore.
E më vijnë në kujtesë djemtë syqeshur
me ballin vijëzuar si sheshe mejdani,
tek linin nga një lule për të dashurat
dhe i faleshin vatanit.
sa e bukur ajo këngë!
E shoh një grua, një fëmijë që qan
ca rroba nusërie e një kostum dhëndri,
pa u veshur kurrë, pranë e pranë...
Ah, sa e dhimbshme kjo këngë!
Një lot përvëlues prek buzën e tharë,
një nënë me duar lidhur rri te një varr,
këngë që m’u bë vaj.
Të tjera vajza e djem të tjerë syqeshur
rendin e s’ndalen,
e bëjnë këngë dhimbjen dhe mallin.