>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Bjerëni I Herë!

Bjereni i herë, ju o kambana"!
Na i qaji hallet, për shumë vjet.
Qe kur kishim kaçak, në male!
"Grushte e grushte, kemi mbet".

Me atë "grusht, qe se thyen murin"!
"Njëqind vjet, tujë thirre lirisë"!.
Banim strehë, ne kulla t 'gurit.
"S'patëm shumë, me thanë lavdisë".

Se ne burra, gjithmonë, patëm.
Madje shumë e me kimet.
"Por bashkimit, shumë ju matem".
"Pritem kot, për njëqind vjet".

Po t 'bashkonim, kohë me parë.
"N 'histori kishim lanë nam".
Do na thërrisnin "kombi i mbar.
Për at "gjakun qe e dhamë"?

Prej, " golgotës tek rilindja"!
Ditë te vështira, lot e gjake!
Kemi, shumë, qe s'ju mbush mendja!
"Mbetem t'ndarë, e mbetem pak".

Se n 'mos do, me ma mbush mendjen?
"pa me thuaj, për ku jem nisë!
Desh e çjerrim, njeri tjetrin.
Tujë u thirre, n 'dite te "Lirisë"!

Me skamnor, janë mbush kalldrëmet"!
"E saka qet, punëtor krahu".
"Fjalë te ëmbla, e sa te rreme"!
"Asnjëherë, nuk mbushet barku"!

Si të mos flasim, për këto burra?
" Me stomakun njëmijë okë"!
"Flasin, rreptë, madje me turra".
Me ta mbush, mendjen në kokë!

Veç, një herë, po tu vejë mendja?
Se kjo jetë, ka dhe një fund!
Athua si, do t' ju rrah zemra!
Apo, s'kanë, te tillë askund?
Tetor 2016