>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Jemi Ne

Unë, Ti, edhe Ai?
Ne, Ju, dhe Ata!
Njerëz jemi!
Sot flet shpirti, i Skënderit.
E i Idriz Seferit.
Bajos, e Çerçizit!
Shpirti i Rra pos, Hasan Prishtinës.
Ismail Qemalit, Isait, At Gjergj Fishta!
Cajupit;Nolit, e Migjenit.
Jemi ne!
Jam vet, Lasgushi nga Poradeci,
Naumi, De Rada.
Jam, vet shpirti i Micit, Osa Kukes!
Gjergj Elezit, jam me shpat, e dinjitet.
Jam Kadareja, Qosja, Din Mehmeti.
Jam - Njeri i pushkës, e i pendës.
I besës e i burrërisë.
Jam unë, por jo Ti!
Ndoshta nesër, por jo sot!

Jam unë politikani, deputeti.
Mendjemadhi, i pasuri, lajkatari.
Dora e shtrirë, ne mes te rrugës.
Jam "unë" një fëmije, nen gërmadha te bombardimeve!
Këtu benë, luftë-o njeri.
Lufte qe e bere ti, e betë ju-o njerëz!
Jam trupi i vdekur mbi ujë at detin Mesdhe.
Me quajnë, vetëm refugjat!
Për ju o njerëz, jam vetëm një numër!
Sot vdiqëm shumë, na numërojnë,
Kush nuk lëshon lot nga ju, o njerëz te perëndisë!
Jam shpirti i madh i Ademit.
I Hamzasë, Shabanit, Zahides, Valdetes, Igballës.
Jam vet Xheva, Fehmiu, Ilaz Kodra, Sali Ceku.
Komandant, Drini, Agim Ramadani, Ardiani, Luani!Jam unë, flet shpirti im!
Jemi ne!
Për ne flasin epitafet mbi varre,
Athua, " morët vesh ju, - o njerëz te "mirë"!
Sa do te ishte mëkat, të pyesni: perse vdiqëm?!.
Ne u lindem për te mos vdekur kurrë!.
Pse ju te gjallë, u duket vetja?
Ne jemi shumë, aq shumë sa, nuk me mban
zemra, tua them emrat!
Uroji dhe shpresojë, ta dëgjoni fjalën e shpirtit tonë!

Ajo po te dridhe sot, e nesër? Athua si do behet me ty??
Ne ishim, e ti?, Ti mbete te na trashëgosh?!
Njeri, edhe unë njeri i them veti, madje mbahem për burrë!
Jam, e çka nuk jam? Qeshem me zori!
Mashtroi, urrej, bëji lajka, prapës ira.
E çka nuk bëji! Edhe mua me thonë "njeri"!
Pale, dikush, edhe sikur kënaqet me mua!
Apo duan te ma bëjnë qejfin!
Njeri-o njerëz! Ata-unë, Ti Ai.
Te gjithë ne! Njerëz na thonë!
Jemi? Apo nuk jemi?