>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Mendjemadhi

Thua terë botën mban mbi veti.
As si pihet, as si hahet.
Me çdokënd, e vet me veti.
Shpesh hidhërohet, edhe "shahet".

Njerëz të tjerë qe ka rreth veti.
E ka vështirë, me pa me sy.
Se duron, fjalën e tjetrit.
Se veç veten ka lakmi.

Askush mendjen nuk ia mbush.
Thua veç ai, me folur di.
Për atë, nuk di askush.
Është i tëri « gjë lozi».

Kur i flet, nuk të dëgjon.
Sy e vesh, i ka gjetiu.
Me askënd nuk bashkëpunon.
Është i hidhur sa «veriu»!

Mendjemadhi mbetët vetëm.
Askush s’do me te me fol.
Mikë te rijë as të vjetër.
Nuk ka parë, ndonjëherë, në këtë botë!