>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Bije Te Shqipes

Prej golgotës te rilindja,
Ditë t‟ vështira, lotë e gjak
Kem sa shumë, që s'iu mbush mendja,
Mbetëm ndarë e mbetëm pak.

Se n 'mos do për t‟ ma mbushë mendjen,
Pa më thuaj, për ku jem‟ nisë?
Desh e çjerrim, njeri- tjetrin,
Duke u thirrë n 'ditë të Lirisë!

Me skamnorë janë mbush kalldrëmet
E sakaqet, punëtorë krahu.
Fjalë të ëmbla e sa të rreme,
Asnjëherë nuk mbushet barku!

Si t‟ mos flasim për këta burra
Me stomakun njëmijë okë?!
Flasin, rreptë, madje me turra,
Me ta mbush mendjen në kokë!