>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Bijtë E Shqipes

Kur atdheu po ndizej flakë
Nënë shqiponja hapi flatrat
T’ i strehojë motër e vëlla
I dogj shkau, i ndoq’ nga vatrat

Kur atdheut iu sulën bishat
Vijnë shqiponjat nga çdo anë
UÇK-së iu shtuan plisat
Për të mbrojtur tokën amë

Kur kërcet topi e mortaja
Ngrehin gjoksat si ballë mali
Kot s’i thonë Ushtar Kavaja
Zog shqiponje, ish lindë djali

E kur dilnin në ballë t ‘ushtrisë
Dilaveri e Indrit Coka
Ishin nderi i shqiptarisë
Veç për luftë i kish lindë lokja

Astrit Suli- shok e vëlla
Kur thërret, - Bini o trima
Rrënqethej mishi veç për ta pa’
Halit Cokën si vetëtima