>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Shqiptarëve

Pa dëgjoni, o njerëz të mirë,
Njëqind vjet t’ lirë, por të ndarë!
Vijnë e shkojnë qeveritë,
Por s'dinë kurrë të bien n 'binarë!

N’ vendin tonë, na bënë të ikim
Mbushëm rrugët e Evropës!
Po t’i lëmë tokat armikut
Duan t’na dalin mendtë prej kokës!

Pa dëgjoni bijë e bija:
Hapni sytë e zgjidhni drejt!
Edhe njëherë na erdhi dita,
Mos na lini, prapë pa shtet!

II
Bij të shqipes ngado jeni
Ju faltë Zoti shumë bekim
Një atdhe, e tjetër s’kemi
Pa të dukemi për shëmtim

Jem stërnipa t’fjalës e t' besës
Brez pas brezi qe një qind vjet
Me kimet nipit e mbesës
Një fjalë të mirë për amanet