>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Me Djersë

Me të gdhirë zgjohet punëtori,
Se e do kafshatën mjaltë.
Nuk e merr punën me zori,
Por punon, deri me natë.

E çdokush, që kalon pari,
E uron për punë të mbarë.
Është ky bujku e kopshtari,
Që i mbushen pemët varë.

Në pranverë mbushet plot lule,
Sa tërë vendi mban hijeshi.
Kur vije vjeshta, plot me ngjyra,
E urojnë me plot lakmi.

-Punë e mbarë, xhaxhi kopshtar!-
I thonë të gjithë me buzë në gaz.
Kush punon tërë ditën mbarë,
Bereqetet i vijnë pas!