>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Bukuri Moj, Bukuri!

Se di ku, m'ke ikë
edhe me s'të pashë
sa ne hall unë, për ty rashë.
O desha ty te marrë,
për hirrë t' "kuvendit"
moj lulëkuqja e Prizrenit

Bukuri moj bukuri,
si m 'kalon jeta pa ty?
Po mplakë dita po m 'plake ora,
si me ike, e s'të mora.

Anë e kënd i rashë Evropës
e nuk gjeji lule, si te Kosovës
lulet tona, janë ''si zana''!
Në 'to shndritë dielli, edhe hana.

Përtej bjeshkës, metan malit,
jo, nuk gjej, lule Deçanit,
Oh por Tirana e Mitrovica,
rrisin lule ''sugari ca'',

Vjen Prishtina e Tetova
vijnë Ulqini e Gjakova
o po thonë Peja, e Kumanova
jo nuk ka, me lulet tona!

Bukuri moj, bukuri
si kalon, dita pa ty!
Po me plakë dita, po m 'plak ora
Se me ike, e s'të mora

Anë e kënd i rashë Evropës
e nuk gjeji lule, si te Kosovës.
Lulet tona oh janë si "zana"!
Në 'to shndrit dielli, edhe hana!