>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Lokja

Ne një kasolle, për buzë një fshati
Rrethua n ‘shkurre, e dëllinja,
Veç një loke, e kish "lanë fati",
Buzë një kodre, nën do brinja.

Gjysmë hapur, ish çatia,
Si me ndalë shiun qe pikonte,
Ah sa shumë, e vret mërzia,
Por askush, s’del ta ndihmonte.

Pat një djalë "si shqiponjë mali",
Që e mbante si "n’pëllambë dore",
Por, "Lirisë, atë ia fali",
Me jetua, n ‘tokë Kosove.

Tash nënëlokja, është mbet vetëm!
E rrallëkush, një fjalë i’a flet,
Për k ‘to vite që i mbetën,
Veç mëshirë t’Zotit tash ka mbet!

Nuk ka forcë "ti ndali lotët",
Se ngushtohet "shpirti i saj",
Në luftë me skamje, e me motin,
Nuk del forcë, lotin t’ia mbajë!