>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Gonxhe Bojaxhiu (Nena Terezë)

Na erdhe si shkëndijë nga qielli.
Një dorë lëmoshe, u lëshua!
Dhe bashkë me rrezet e diellit.
Mbi tokë, për te ndriçua!

Një jetë, një dorë, e zgjatur.
Qe pushtoi aq "shumë zemra".
Te tanë me gojën hapur.
Ti thanë me t 'bukurat emra!

Po ku ka fjalë me te ëmbël.
Sesa, me te "thirre nanë"!
Te duam me shpirt e zemër.
Ne breza, anë e mbanë!

Nen çdo strehe, e çdo shtëpi.
Shtatë miliard qe bota ka.
Ta thonë emrin për lakmi.
Lum për kombin qe te ka.

Sot është dita e shenjtërimit.
"Gazi yt u be fanar"!
"Gonxhe e bukur" e njerëzimit.
O sa shumë na banë krenar.