>
LETERSISHQIP
Sazan Papraniku

Natë Aksioni

Netë të pa gjumë shkojnë
Të tjera vijnë
Mësuesit dhe Unë
Shpalosim Historinë.
Vetmia e kësaj nate
Më trimëron,
Zemër më jep!
Mësuesit i kam udhërëfyes
Pa fener i gjej yjet!.
Për kandil i kam sytë
Vajguri e kam vrullin
Predhë-zemrën.
Shtegun e cakut, -urtësinë.
Shoku më i mirë, guximi.
Vetëtimën e mundi me padukshmëri!.
Aty pari kalojnë...
Afrohen! iu ngatërrohen hapat!...
Asgjësoj përbindëshat
Natën me aksione shumë.
Mësues!.Të pashë,
Mençurinë me amanet ta mbaj mend.
ATA rrëfejnë e Unë shkruaj...
Shkruaj Historinë me vend
Zbuloj dhe ndërtoj të ketë rend
Mesnatës së Aksioneve ndër të huaj
Për pjellat e këqia aspak nuk druaj.