>
LETERSISHQIP

Dashnoret E Poetëve

Dashnoret e poetëve
Të lindura në vargje
Shtrihen nëpër ëndrra

Emrat u mungojnë
Nuk u regjistruan në zyrat civile
As nuk nxorën certifikata

Janë të mbështjella në metafora
Si kokrrat në vesh rrushi të bardhë
Me ëmbëlsi pranvere

Poetët i zhveshin
Kokërr pas kokrre
Për t’i zbukuruar poezitë

Strukur në korniza vargjesh
Janë të pavdekshme
Jetojnë sa poezia.