>
LETERSISHQIP

Po Më Ikin Këpucët

Shqipfolësve që po vriten nëpër luftëra në shtetet arabe
Përpara po më ikin këpucët
Si s’po mi presin këmbët
Të ik nga fëlliqësirat.

O zot m’i ruaj mendtë
Nga këto krrakama laraskash
Me lajme të padëshiruara.

Sa hije e keqe
Po m’i bie atdheut
Prej kufomave të lindjes.

Era kundërmuese
Ia ze hundët
Shtigjeve të vendit tim.

Gjaku në Eufrat e në Tigër
I kthyer në fekale
Derdhur nga damarët tanë…