>
LETERSISHQIP

Kush Ishte Hajni

S’di kush ishte hajni
Që m’i vodhi ëndrrat e fshehura
Nën qepallat tua

Puhia e erës
Përkëdhelte fjalët bërë gati
Për këngën e asaj nate

Në vijat e pentagramit
Renditeshin notat
Kacavarur në gishtrinjtë e mi.

Në telat e mandolinës së vjetër
Ishte vizatuar portreti yt
Që vezullonte në dritën e hënës

Rrugën deri te ëdrrat
Githnjë e pata bërë hareshëm
Nëpër partitura këngësh.