Shaqir Nina
Fshatit Tim
Fshati im Klenja ku linda, zhurmon,
Shtrirë mbi pllajën e Gollobordës
Të gjithë krenohen me vendlindjet e tyre
Por fshatin tim nuk e ka asnjë vend i botës
Zoti dhe natyra i kanë dhënë gjithçka
Mëngjeset vijnë herët, vonë ikën nata
Kurora me peme, fusha me luleshumë
Shtirë në lëndinë, kurorë malet e larta
Cicërima zogjsh, simfoni e përhershme
‘Banorë" të përhershëm, dimër edhe verë
Banorë fisnikë, bujarë e të ndershëm
Nëna krahëhapur, që të presin në derë
Karvani i dallëndysheve që vjen nga larg
Ulen në pikiad duke braktisur retë
Përshëndesin me cicërima dhe nxitojnë
Në strehë të çative të ngrenë foletë.
Fshati im i lindjes, është i hershëm,
Rrënje ka hedhur thellë, është shekullor,
Natyra i ka dhuruar bukurinë përrallore,
Dhe malet me kreshta, plot me dëborë!
Nëse u bie rruga, të njohur e të panjohur
Nëpër Gollobordën me emër, të kaloni
Do jeni me fat, unë tepër i lumtur
Që në Klenjë, fshatin tim të ndaloni!
Shtrirë mbi pllajën e Gollobordës
Të gjithë krenohen me vendlindjet e tyre
Por fshatin tim nuk e ka asnjë vend i botës
Zoti dhe natyra i kanë dhënë gjithçka
Mëngjeset vijnë herët, vonë ikën nata
Kurora me peme, fusha me luleshumë
Shtirë në lëndinë, kurorë malet e larta
Cicërima zogjsh, simfoni e përhershme
‘Banorë" të përhershëm, dimër edhe verë
Banorë fisnikë, bujarë e të ndershëm
Nëna krahëhapur, që të presin në derë
Karvani i dallëndysheve që vjen nga larg
Ulen në pikiad duke braktisur retë
Përshëndesin me cicërima dhe nxitojnë
Në strehë të çative të ngrenë foletë.
Fshati im i lindjes, është i hershëm,
Rrënje ka hedhur thellë, është shekullor,
Natyra i ka dhuruar bukurinë përrallore,
Dhe malet me kreshta, plot me dëborë!
Nëse u bie rruga, të njohur e të panjohur
Nëpër Gollobordën me emër, të kaloni
Do jeni me fat, unë tepër i lumtur
Që në Klenjë, fshatin tim të ndaloni!
Më shumë nga Shaqir Nina
- Jam Vene Ne Udhe......
- Une Edhe Hija
- Ora Vjeter.....
- Perse Ai Shikim Me Ngacmon...
- Ne Kerkim Te Fatit
- Ne Udhen E Larget.....
- Nen Driten E Henes...
- Nje Enderr Me Nenen Time...
- Vitet E Femijerise
- Spacit...
- Po Bie Mbremja
- Erdha Ika Perseri
- Deshira Te Pa Realizuara
- Pulebardhat Ne Lumin E Qytetit
- Perendimi I Diellit
- Ma Vodhen Buzeqeshjen
Komente 0