>
LETERSISHQIP
Shaqir Nina

Shtepi A E Vjeter

Erdha kete vjeshte tek shtepia e vjeter,
Malli me kishte mare si asnjehere tjeter,
Hyra nga porta e vjeter menteshe ndryshkur,
Oborri po ai dhe pemet me gjethet e vyshkur.

U be kohe pa ardhur, dhe erdha mall keputur,
Ta shikoja shtepine, gjithmon isha lutur,
Dhe ja ku erdha ne kete prag vjeshte me ere,
I permallur qava me lot, tek vura doren permbi dere.

Moj shtepi e vjeter qe me del shpesh ne endrrat e mia,
Aty ku me pare une linda, dhe me kaloi e gjithe rinia,
Rrugen permbi shtepi e shtruar me pllaka e gure,
Ku hodha hapat e para nuk harroje kurre...