>
LETERSISHQIP
Shaqir Nina

Një Dëshirë

Një i moshuar rrugës ku trotuari ndanë
Duke u lëkundur më afrohet pranë
Kamë një dëshirë më thotë dhe vë buzën në gas
Te me falje ti ca vite qe të kthehem pas.

Dua te kthehem në ato vite të rinisë
Kur më lindën fëmijet si frutë i dashurisë
Sa e embël ishte ajo kohë vite më parë
Por tani më kanë harruar per së gjalli me kanë ndarë.

Shpesh në ëndrra shikoj tek më kthehen ata vite
Se mendoja unë i shkreti se do harrija kësaj dite
Edhe unë dikur i ri jetën kur e nisa
U martova u largova prindërit i braktisa.

Endem sot lartë e poshtë duke ndjekur fatin
Por nuk e di c'farë te bejë që të lajë mekatin
Të kërkova ca vite, se prindërit më kanë përmallur
Lus zotin te më ktheje edhe njëhere tu kërkoj të falur.