>
LETERSISHQIP
Shaqir Nina

Në Buzë Mbrëmje

Po bije mbërmja që ka pritur gjatë,
Dhe unë pres gjumin e ëndrrave të mija,
Më zgjohen kujtime që më mundojnë,
Sonte mundohet të më mposhtë melankolia.

Pergjat kohes së trazuar që gumezhinë,
Kanë ngecur kujtimet e mija janë tretur,
Që më flasin në heshtje me zëra të mekur,
Sikur zëra të shuar, qe vijnë nga një botë e vdekur!

Në një cep te rrugës ulur pres mbrëmjen,
Ajo vjenë afrohet s'me flet asnjë fjalë,
Kalon pranë meje remujshëm si e pirë,
Pastaj ikën zhduket në të thellën errësirë.

Jamë i pashpresë lidhur mbas ëndrrash,
Afrohem ngadalë kërkoj hijen time,
Kërkoj ta gjejë e ta kapë atë në errësirë,
Por ajo më largohet e humbet ne hapësire.

Mbrëmja ra por akoma është shija e ditës,
Por më mundon vetmia, po ashtu dhe nata,
Më mundon gjithcka kujtimet përjetimet,
Edhe ëndrrat e kobshme netëve të gjata...