>
LETERSISHQIP
Shaqir Nina

Dallandyshet E Vegjel

U dogj nga rrufeja shtëpija poshtë malit përbri,
Bashkë me një çerdhe dallandysheje qe ishte nën çati,
Dallandyshet e vegjël panë me sy llahtar,
Mes klithmash u dogjën të gjithë në zjarr.

Dallandyshja nënë qëndroi vajtushëm në një degë,
Vajin nisi dhe lutej që ta përpinte ferri,
Dhimbja për zogjtë e vegjël shpirtin ja therri,
Aq,sa pak me tutje mbi një pemë përlotej skifteri.

Dhimbja e nënës për të vegjelit nuk kishte të sosur,
Dhe ashtu fluturimthi vajti drejtë folezës e vendosur,
Me klithma dëshperimi i ra qark zjarrit të shuar,
Por asgjë nuk kishte mbetur,çdo gjë që shkatëruar.

Çerdhja e vjetër tashmë i mbeti veç kujtim,
Me kot u mundua ta harronte e të gjente shërim,
Koha e dimrit po afronte,dhe do shtegëtonte patjetër,
Qiejve do rrihte flatrat e pikëlluar,me brengën e vjetër.