>
LETERSISHQIP
Shaqir Nina

Kohës Nuk Mund Ti Kërkosh Shpagim

Kohës nuk mund ti kërkosh shpagim,
Për vitet e tua të lëna në harrim,
Vërtetë ështe e dhimbshme harresa,
Më të vetmen dritë,që është shpresa.

Shresojmë për më të mirën në jetë,
E dijmë se kjo nuk mund të jetë e lehtë,
Eh,sa kemi ëndërruar netve në terr,
Me shpirtin e ngarkuar e të bërë zeher.

Koha gjithmon tregohet e pamëshirshme,
Duke na rrahur në kokë si çekan,
Është po e njejta kohë,në të njejtën rrugë,
Që nisën dikur dhe të parët tanë.

Diku kryqëzohen kohët më pahirë,
Shkëputën nga rrobëria që i mbantë me zinxhirë,
Ecën,evulon përpara,duke shkëlmuar të vjetrën,
Në rrugën e panjohur duke shtyrë njëra-tjetrën.