Shaqir Nina
Nostalgjia E Borës
Drurët sa po shkundën gjethet e fundit,
Dëbora ka nisur, nuk di të ndalet,
Qyteti ka heshtur trishtueshëm,
As lumit nuk i ndihen valët.
Dallgët e dëborës më trondisin shpirtin,
Era që frynë nga malet, dëborën përplas,
Flokzat rrëshqasin mbi fytyrën time,
Unë menduar vë buzët në gaz.
Retë të ngarkuar në qiell shkojnë e vijnë,
Plot dëborë, që e hedhin suferinë,
Kujtimet më dërguan shumë vitë përpara,
Kur lozja mbi dëborë me çizmet e çara.
Boshllëk po ndjejë në fund të shpirtit,
Do të doja, ta ktheja atë kohë,
Por ajo ikën fluturimthi para syve të mijë,
Çudi sot per dëborën ndjeva nostalgji!
Dëbora ka nisur, nuk di të ndalet,
Qyteti ka heshtur trishtueshëm,
As lumit nuk i ndihen valët.
Dallgët e dëborës më trondisin shpirtin,
Era që frynë nga malet, dëborën përplas,
Flokzat rrëshqasin mbi fytyrën time,
Unë menduar vë buzët në gaz.
Retë të ngarkuar në qiell shkojnë e vijnë,
Plot dëborë, që e hedhin suferinë,
Kujtimet më dërguan shumë vitë përpara,
Kur lozja mbi dëborë me çizmet e çara.
Boshllëk po ndjejë në fund të shpirtit,
Do të doja, ta ktheja atë kohë,
Por ajo ikën fluturimthi para syve të mijë,
Çudi sot per dëborën ndjeva nostalgji!
Më shumë nga Shaqir Nina
- Jam I Pa Bindur…
- Atje Ku Nuk Ka Buzëqeshje
- Sa Herë Kaloj Rrugës……..
- Jam I Pa Bindur 2
- Po Vdesim Pak E Nga Pak.
- Nëna
- Kur Të Vijë Koha E Të Iki
- Dallandyshet E Vegjel
- Vera Në Fshatin Tim
- Kohës Nuk Mund Ti Kërkosh Shpagim
- Më Pyeti Dikush
- Të Gjithë Së Bashku
- Për Vitet Që Ikin
- Natë E Trishtë
- Poezisë
- Fshatari Dhe Gjarpëri
Komente 0