>
LETERSISHQIP

Po Vdesim Pak E Nga Pak.

Po vdesim pak e nga pak, duke rënkuar,
Të lodhur te vrarë në shpirt të lënduar.
Në terr rri e na pret malli, në një cep strukur,
Netët plotë me dhimbje shekuj na janë dukur.

Po vdesim nga pak, dita na duket si vit,
Mall ngarkuar, lart e poshtë, nëpër rrugë për ditë,
Humbëm në botën e madhe, fatkejqësishtë pa kthim,
Emigrimi plagë e rëndë, që nuk gjeti kurrë shërrim!

Qëndrojmë jashtë dëshirës lidhur na mban nderi,
Këtu së bashku mes nesh, parajsa dhe ferri,
Këngët e lashta të gurbetit nuk kanë të harruar,
As cicërimat e zogjve të trishtuar mbi lisin e rrëzuar!