>
LETERSISHQIP
Shaqir Nina

Më Pyeti Dikush

Më pyeti dikush
Çfarë është dashuria
Dhe unë shpejt i thashë
Eshtë kënga, është poezia.

Dashuria është një pikë ujë
Në buzën e të eturit
Në mes yjesh dhe hënës
Dhe në zemrën e nënës.

Dashuria është të shuash urinë
E njerzve të varferuar
Tu kthesh buzëqeshjen
Zemrave të lenduar.

Dashuri është tu kuptosh
zogjve cicërimat...
Te duash çdo qenie
Dhe stuhitë e vetetimat.

Vetëm me një puthje
Dashuri s'mund të falësh,
Mos vdis i pa dashuruar,
Se prapë nuk do të ringjallesh.